Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bujar Tosku, 41 vjeç, banues në fshatin Fushë- Alie, Dibër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me datë 15.07.2018, për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin H.P, 48 vjeç, dhe u largua nga vendngjarja ku dhe u shpall në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër për këtë shtetas ka vendosur masën e sigurisë“Arrest me Burg", për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/1 të Kodit Penal. 

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për hetime të mëtejshme.