EMRI/ Grabiti pronarin e një lokali, arrestohet i riu shqiptar

16/04/2018 - 17:25

   Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi grabiti pronarin e një lokali.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Theodhori Grabova, i cili u arrestua nga policia në Modica të Italisë, si autor i grabitjes me armë.

Pas mbylljes së lokalit, pronari ishte duke ikur për në shtëpi para se të ndeshte agresorin në hyrje të banesës.

Për të çuar deri në fund grabitjen, mësohet në përveç shqiptarit ishte edhe një tjetër person, të dy të armatosur dhe me kapuç në kokë.

Me thikën në fyt, dhe nën kërcënimin e pistoletës, pronari i barit u detyrua të dorëzonte fitimet, të cilat i kishte në xhepin e pantallonave, rreth 800 euro.

Ende i terrorizuar, ai njoftoi policinë dhe pas ndjekjes u arrit të prangosej Theodhori Grabova, emër i njohur për autoritetet italiane. 

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pesë patrulla policie u vunë në kërkim të dy grabitësve pranë banesave të të dyshuarve të tjerë në Modica Alta, duke e gjetur Grabovën në shtëpinë e një italiani.

Shqiptari ishte dëbuar nga Italia dhe rezultoi se kishte hyrë ilegalisht në këtë shtet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Seanca e parë në Gjykatën e Apelit në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe bandës së tij,  e cila ishte programuar për t'u zhvilluar sot ësh

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qendër të qytetit të Elbasanit.

At e bir janë arrestuar nga policia e Mirditës, pasi lëviznin të armatosur.

Hekuran Hoxha, personi që do trafikonte drogën që do prodhohej ne laboratorin e Hasit, dhe Admir Hoxha ideator dhe financues i projektit,

Përfshihet nga flakët një automjet tip Porsche Cayenne. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek Shkëmbi i Kavajës, në Durrës.

Gjatë natës së djeshme, qyteti i Tepelenës ka rënë pre e maskave, të cilat kanë vjedhur një supermarket, një shtëpi dhe një dyqan që shis

Një i ri shqiptar, i cili akuzohet për disa vjedhje është arrestuar në Raguza të Italisë. 

Një argjendari në qytetin e Lushnjes është vjedhur gjatë orëve të natës.

Dy persona të akuzuar për krime kundër personit janë ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit nga Interpol Tirana.

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë pasditen e kësaj të shtune në Tiranë.