Një 43-vjeçar ka rënë mbrëmjen e sotme në prangat e policisë, gjatë një aksioni të mirëorganizuar nga inspektorët e Komisariatit të Policisë Kuçovë. 

Ismet Hada është prangosur në flagrancë, i veshur me uniformën e policisë, me të cilën kishte bërë “kërdinë” në qytetin e Kuçovës dhe në fshat. Duke u prezantuar si punonjës policie, 43-vjeçari Hada, ka mashtruar shumë persona në qytetin e Kuçovës dhe fshatin Lapardha. 

Duke u prezantuar si punonjës policie, ai u ka premtuar atyre shërbime kundrejt shpërblimit. 

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale nga ana e Komisariatit të Policisë Kuçovë, materialet në ngarkim të tini kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. 

43-vjeçari Ismet Hada, nga fshati Mbrakull, akuzohet për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit të punonjësit të policisë”, vepra penale të parashikuara nga Nenet 143/2 dhe 246 te Kodit Penal.