Një person ka humbur jetën pak minuta më parë, si pasojë e plagosjes nga të shtënat me armë në fshatin Përparim të Peqinit.

Mësohet se ka humbur jetën në spital 23-vjeçari Andi Zylifi, i cili nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë raportohet se një personi tjetër i plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e plota të të shtënave, ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.