Një 55-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas një kontakti me rrymën elektrike. Mësohet se viktima është Beniamin Ismaili, banues në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën afër stacionit të trenit. Sipas policisë së Durrësit, Ismaili ka qenë duke punuar në një parkim, ku ka rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike.

Po sipas policisë, grupi hetmor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti tragjik.