EMRI/ I dënuar për krime seksuale të rënda në Itali, kapet 52-vjeçari i rrezikshëm

21/03/2020 - 09:20

Një 52-vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga Italia, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe ndalimi, për qëllim ekstradimi, i shtetasit Arben Gorila, banues në fshatin Brabullush, Vau i Dejës.

Ndalimi i tij është bërë pasi ai ka qenë i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpolit në Tiranë, më datë 11 mars, ku rezulton se ky shtetas ka pasur urdhër arresti, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali, me Nr. 79 / 2020 SIEP, datë 20.02.2020, e cila ka dënuar me 7 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Krime të rënda seksuale”, sipas Kodit Penal italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në autostradën Lezhë – Milot, pasditen e kësaj të diele.

Gjykata e Elbasanit e drejtuar nga Tomorr Kullolli, vendosi sot “arrest me burg” për “Korçarin”, 28-vjeçarin Elvis Çaushllollin dhe dy të

Policia e Pogradecit ka arrestuar 29 vjeçarin E.

Një peshkatar 32-vjeçar u raportua i zhdukur nga familjarët në Durrës, pasi nuk kishte dalë më në breg pasi hyri në det për të gjuajtur p

Miklor Gjoka është njëri prej të arrestuarve për vrasjen e 46-vjeçarit Ridvan Ramazani i cili është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi

Forcat e Policisë, polumbarët dhe forcat detare vazhdojnë kërkimet për peshkatarin 32-vjeçar, i cili ka humbur kontaktet që nga dita e dj

Goditje e suksesshme kundër mashtruesve të një Call-Center me shtrirje ndërkombëtare që operonte nga Kosova.

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Shkodër, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ridvan Rama

Një shqiptare 47 vjeçe vodhi një krem ​​kundër rrudhave në qendrën tregtare “ Il Mirto” në Corso de Stefanis.

Karabinierët në Senigallia kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, pasi i janë gjendur sasi të konsiderueshme kokaine në banesën ku jetont