EMRI/ I dënuar me 6 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet një person

22/05/2020 - 10:14

Një 63-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Bashkim Alushaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Alushaj është dënuar me 6 vjet burg nga Gjykata e Barit ën Itali, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 63-vjeçari i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Bashkim Alushaj, 63 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Barit, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Ligji italian për drogat.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Kapiteni i tragetit grek ‘Efthymois Sokos’ dhe kryemekaniku i tragetit “F/B-Bridge” Charalampos Chiotellis janë dënuar për ndotje të breg

Një 53-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”.

Një sherr masiv mes adoleshentëve ka ndodhur këtë të mërkurë në Kamëz.

Një person i moshës 66 vjeç është gjetur i vdekur sot në rrugë në Arapaj.

Gjykata e Qarkut e St. Gallenit ka dënuar autorin e vrasjes së bashkëshortes me 6 vjet e gjysmë burg. 

Një shqiptar 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë.

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 39-vjeçarin që kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshort

Pasi gjykata e dënoi me 21 vite burg pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’ në Mamin