Një ngjarje e rëndë për një familje shqiptare në Itali. Prindërit kanë gjetur të vdekur në dhome djalin e tyre vetëm 24 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se prindërit gjetën të pajetë në dhomë djalin e tyre Aldi Cala.

Sic kane treguar ata per policine, djali e kishte kaluar mbremjen me shoket dhe ishte kthyer vone. Keshtu qe ata vendosen te mos e bezdisin dhe ta linin te flinte deri vone. Por, kur kane pare se ai nuk po dilte nga dhoma, edhe nderkohe qe kishte kaluar shume kohe e ishte bere pasdite, hyne ne dhome ta shihnin.

Ata e thirrën, pastaj iu afruan shtratit. Fatkeqësisht, i riu nuk u përgjigj. Zemra e tij kishte kohë që kishte ndaluar së rrahuri. Ata menjëherë dhane alarmin dhe kerkuan ndihme, moren 118 dhe menjehere ne vend mberriti ambulanca. Gjithcka ishte e kote, pasi mjeket vetem konfirmuan qe ai kishte nderruar jete.

Nuk dihen shkaqet, per te cilat pritet ekzaminimi mjeko-ligjor. Dyshimet e para jane per nje vdekje te natyrshme, pasi prinderit kane treguar se ai bente nje jete te rregullt, nuk pinte as alkool e as substanca te tjera. Megjithate priten te dhenat e autopsise.