EMRI/ Italia e kishte dënuar me 15 vite burg, kapet shqiptari në kërkim ndërkombëtar

22/05/2020 - 09:17

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 51-vjeçari i dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Strukturat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia britanike në bashkëpunim me atë franceze dhe belge ka kryer qindra arrestime, midis të cilëve edhe 6 shqiptarë, të cilët akuzohen

Një video e ardhur në redaksinë e DurrësLajm tregon momentin e vjedhjes së çantës së një gruaje të moshuar, ditën e sotm

"ProtoThema", një media greke shkruan se shkarkimi i ambasadores shqiptare në këtë shtet, Ardiana Hobdari lidhet me ngjarjen e një viti m

Gjykata e Durrësit ka vendosur ”arrest me burg” për tre të arrestuarit e operacionit “Antikat”: Altin Veizaj, 49 vjeç me banim në

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se pas një debate, ka goditur me grusht drejtorin e një banke të nivelit të dytë

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

“Më duhet x lekë, mos më pyet për çfarë e kam urgjente, do të të them në një moment të dytë.

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngacmimi seksual i dy të miturave në Durrës.

Policia ka pikasur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, pas atij të djeshmit ku një shtetase u kap me 18500 euro të pa

Vijon operacioni i koduar “Kredia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit me të holla.