Zbardhet identiteti i të plagosurit të mbrëmjes së sotme në lagjen nr.13, në Durrës.

Një person i identifikuar si Rexhep Tereziu, 42 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Tereziu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur një grup hetimor, ndërkohë që nuk ka ende informacion zyrtar mbi ngjarjen.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që pritet që i plagosuri të japë informacion mbi identitetin e autorit dhe motivet e ngjarjes së rëndë.