I vetëvaruri mbrëmjen e së shtunës në dhomat e shoqërimit të DVP Durrës është 52-vjeçari Tonin Tuci. Sipas policisë së qytetit bregdetar, ai ishte shoqëruar në komisariat, pasi dyshohej për veprën penale “Dhunë në familje”.

Tuci ishte denoncuar nga familjarët e tij për dhunën e ushtruar nëpërmjet një telefonate në numrin unik 112 dhe policia kishte ndërhyrë menjëherë.

Pas vetëvarjes së të shoqëruarit, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme po kryhen hetime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për 2 punonjës policie.

“Për punonjësit e policisë  A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës dhe G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë, si dhe struktura policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate po kryhen hetime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës””,- njoftoi policia.