Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. 

Në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore për vuajtjen e dënimit, uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim kombëtar:

• Robert Kariçi, 25 vjeç, banues në Xhafzotaj,  Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, shtetasin e mësipërm e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale "Vjedhje me dhunë në bashkëpunim" parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Kariçi është person me precedentë penalë të mëparshëm po në fushën e veprave penale kundër pronës dhe për trafikim të mjeteve motorike.

Për veprime të mëtejshme procedurale i'u dorëzua Efektivëve të Komisariatit të Policisë Sarandë.