Policia e Tiranës ka arrestuar një 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me 15 vite burg.

Në pranga ka rënë Arben Veizaj nga Vlora dhe banues në kryeqytet. 54-vjeçari ishte në kërkim për veprën penale të trafikimit të të miturve dhe falsifikim të pasaportave.

Arben Veizaj është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai iu dorëzua Policisë së Vlorës për procedura të mëtejshme.