Një shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap ndërsa po drejtonte një furgon, me të cilin po transportonte 50 kg marijuanë.

Mediat italiane raportojnë se i arrestuari nga policia e Katanias është Ervis Ismailaj, 29 vjec. 

Ai dyshohet se është korrieri që ishte ngarkuar të realizonte transportin e drogës destinuar për tregun vendas.

Policia ishte sinjalizuar se në këtë mjet po bëhej transport i lëndës narkotike, ndaj u vu në ndjekje të furgonit. Ajo që nxorri zbuluar shqiptarin ishte reagimi tejet i nervozuar kur pa policinë t’i afrohej për kontroll.

Brenda u gjet malli i fshehur, i cili sipas policisë kapte shumën e 300 mijë eurove në tregun vendas.