Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit, kokainë. Në pranga ka rënë 39- vjeçari Detjon Ramaj banues në Savona, Itali.

Karabinierët kanë zhvilluar gjatë natës një aksion për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe kanë ndaluar një automjet ku ishte dhe shqiptari Ramaj. Gjatë kontrollitata kanë pasur dyshime dhe më pas kanë shkuar dhe në shtëpinë e 39- vjeçarit, i cili jetonte me gruan dhe fëmijët.

Nga kontrolli është sekuestruar një sasi kokaine e fshehur mes rrobave në dollapin e dhomës së gjumit. Sipas mediave italiane shqiptari është një emër i njohur për autoritetet italiane, pasi është kapur më parë për trafik droge.