Vasil Dervishaj, 29 vjeç, pronar i një lokali, është personi që mbeti i vrarë në Vlorë mbrëmjen e sotme, thanë burime policore.

Të shtënat kanë ndodhur në vendin e njohur si ish-kombinati i peshkut.

Dyshohet se autori apo autorët i kishin zënë pritë viktimës së këtij atentati.