EMRI/ Kush është i ndaluari për ekzekutimin e ish-policit

15/09/2019 - 21:05

Për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është ndaluar 39- vjeçari Blendi Teta, pasi akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës si edhe nuk ka kallëzuar krimin.

39-vjeçari, nga kqyrja e kamerave të sigurisë, rezultoi se kishte lëvizur disa herë në zonën e ‘Xhamllikut’ në momentin kur u ekzekutua ish-polici. Kjo ka bërë që ndaj tij të ngrihen dyshime se mund të jetë bashkëpunëtor në vrasje.

Ai ka dëshmuar në polici se ka qenë një kalimtar i rastit. “Kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen”, është shprehur ai.

Mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. /dosja.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë sot në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.

Policia e kryeqytetit, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Memaliajt, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gje

Teksa dje autoritetet italiane shkatërruan një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, sot mediat italiane kanë nx

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Itali teksa një shqiptar me nënshtetësi italiane ka humbur jetën në një ak

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore  të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policis

Policia e Durrësit bën me dije se është ndaluar një 21-vjeçare e cili ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi".