Një 27-vjeçar është arrestuar nga efektivët e komisariatit të Vorës mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Mësohet se në pranga ka përfunduar Julian Shullazi, 27 vjeç, pasi lëvizte me një armë zjarri pistoletë tip TT me 27 fishekë.
I riu u arrestua pas kontrollit të makinës me të cilën lëvizte, një mjet tip ‘Benz’.