Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili kishte marrë leje nga burgu dhe nuk ishte rikthyer. Ai është Ervis Gjini 36 vjeç, i cili ka qenë në kërkim prej dy vitesh.

36-vjeçari, i cili vuante dënimin për shitje të lëndëve narkotike, mori leje dhe nuk u kthye më në qeli. Gjithashtu, ai ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale në fushën e vjedhjes pasi akuzohet për “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.