Një aksident me pasojë vdekjen e dy shoferëve, njëri shqiptar dhe tjetri italian, ka ndodhur në aksin rrugor Ascoli-Mare në Itali.

Viktimat janë dy shoferët, shqiptari Agron Bakaj 48 vjeç dhe Angelo Lucini 39 vjeç. Dy kamionët u përplasën pak para kryqëzimit për shkak të ngushtimit të rrugës si pasojë e një kantieri ndërtimi.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën menjëherë, kurse shoferi i dytë ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital. Agron Bakaj jetonte prej vitesh në San Benedetto del Tronto, aty ku dhe punonte.

Policia italiane është duke hetuar rrethanat e aksidentit.