Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”.

Në pranga ka rënë 54-vjeçari Ramazan Ereqi, banues në Elbasan, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.