Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ka ndodhur në Rubik, ndërsa burimet bëjnë të ditur se i plagosuri Alfred Leka është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Bluzat e bardha të spitalit të Rrëshenit thonë se gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e mirë. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarje, ndërsa policia po punon për të zbuluar shkaqet e krimit.

Sipas të dhënave më të fundit, persona të paidentifikuar kanë ndaluar shtetasin Alfred Leka dhe pasi e kanë rrahur, e kanë qëlluar me dy plumba, një në shpatull dhe tjetrin në këmbë.