EMRI/ Plagoset një 37-vjeçar pas sherrit, identifikohet autori

10/09/2019 - 21:02

Të shtënat me armë drejt një 37-vjeçari në qytetin e  Lezhës kanë alarmuar banorët. Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Katedrales.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ben me dije se “rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi Ardjan Kola, vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.”

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policise:

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit

Vijon ndjekja për kapjen e tij

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  në të cilën jetonte.

Një aksion i madh kundër trafikut të lëndëve narkotike është duke u zhvilluar në këto momente në fshatin Progër të Peqinit.

Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë Bajram Myftaraj.

Krenar Shehaj, është emri i 41-vjeçarit, me banesë në San Benedetto, i cili akuzohet për djegien e një numëri të madh makinash policie në

Një përplasje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës.

Policia e Korçës ka identifikuar personin që dha alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit, Markeliano Kuqo.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij 17 vjeç.

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në rrugën paralel me portin, në Durrës.

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalugji, nga ku mësohet se janë plagosur katër persona.

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët dyshohen si autorë të shtatë grabitjeve