Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit.

I plagosur mësohet se ka mbetur shtetasi Besim Hakballa, që ka marrë një plumb në këmbë.

Hakballa është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Elbasanit dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht ai ndodhet në sallën kirurgjikale, në gjendje kritike për jetën.

Nuk ka ende informacion të detajuar lidhur mbi rrethanat e ngjarjes.