Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda komisariatit të Fierit, ku një punonjës policie ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ndodhi sot, kur polici me gradën inspektor, pasi kishte mbaruar shërbimin, ka ndërmarrë aktin ekstrem në ambientet e policisë, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se inspektori i policisë që i dha fund jetës është nga Semani dhe është identifikuar si shtetasi Kastriot Fafa, 46 vjeç.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacioni paraprak i policisë:

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.