Emri/ Pranga shqiptarit, u kap me 6.2 kg drogë në qese plehrash

19/01/2018 - 18:25

   Një shqiptar dhe një nigerian janë arrestuar në Itali në kuadër të një operacioni anti-drogë në Livorno.

Në pranga ka përfunduar shqiptari Vlash Isufaj, 37 vjeç dhe nigeriani Lucky Okonoboh, 33 vjeç, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të fshehur në qeset e zeza që përdoren për plehra.

Shqiptari është ndjekur nga karabinierët, teksa ai zbret nga makina dhe futet në një apartament ku jetonte nigeriani.

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë dy trafikantët dhe sekuestroi 6.2 kg marijuanë të fshehur në qeset e zeza, njoftojnë mediat italiane.

Në kuadër të këtij operacioni, në 15 janar të këtij muaji, policia italiane arrestoi edhe dy shqiptarët e tjerë Mariglen Sheraj dhe Andi Hoxhaj të cilët janë pjesë e së njëjtës bandë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën 20 refugjatë afganë u gjetën nga policia sot ndërsa ecnin në këmbë përgjatë autostrades Vlorë -Fier.

Ky është momenti kur të arrestuarit e operacionit “Mezhgorani” dërgohen në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër pas ndalimit nga polici

Shpërthen tubi i kaldajës në shkollën "Janaq Kilica" në qytetin e Fierit.

Policia e Shtetit ka arrestuar 30 persona sot në kuadër të operacionit policor të koduar “Mezhgorani” ku u arrestua edhe botuesi Henri Çi

Mëngjesin e të premtes, rreth orës 08:50, në qytetin e Laçit, një mjet me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, s

Një automjet ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr.

Një shqiptar në Britaninë e Madhe, i cili është në burg për vjedhje në seri, është bërë lajm në mediat më të rëndësishme në vend, për shk

Policia e Shtetit ka reaguar pas vetëvrasjes së autorit të krimit të dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj.