Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 12 kilogramë marijuanë me vlerë 300 mijë euro pas një kontrolli në zonën e Liberta. Në pranga mësohet se ka përfunduar shqiptari Rudmir Tatari, 43-vjeç në shtëpinë e të cilit u gjet lënda narkotike.

Policia italiane bën me dije se droga ishte bërë gati për t'u shpërndarë në doza, që më pas do të tregtoheshin në rrugët e Barit.

Lënda narkotike ishte paketuar në kartona të mëdhenj që përdoreshin për paketimin e pajisjeve shtëpiake. Shqiptari, me urdhër të Prokurorit Publik të Barit është transferuar në burg në pritje të vendimit.