Pasditen e sotme, një 62-vjeçar ka rënë nga lartësia e një vinçi teksa punonte dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga policia e Elbasanit mësohet se shtetasi Naim Derstila, punëtor në Uzinën e Kurumit ka prerë njërën këmbë.

62 vjeçari është dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.