Gjykata e Teramos, Itali, ka lënë në burg një 29-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për dy vepra penale.

Sipas medias italiane BrindisiReport, Rigent Xhixha u arrestua në 4 shkurt të këtij viti në qendër të Brindizit, pas disa ditësh ndjekje nga karabinierët.

Në 30 janar ai u bë pjesë e një shkëmbimi zjarri me policinë. Policia po e ndiqte Xhixhën në qytetin e Teramos. Ai doli nga makina ku ndodhej dhe filloi të qëllonte me armë zjarri drejt tyre teksa largohej.

29-vjeçari shqiptar arriti t’i largohej karabinierëve, por vetëm disa ditë më vonë u arrestua në Brindizi, në apartamentin e tij. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestrua pistoleta që mbante me vete.