Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Korçës.

Emiljano Muçi ka marrë disa plagë thike në qafë dhe në bark. Muçi është qëlluar me thikë pas një përleshje që ka pasur me një person tjetër.

Ai është dërguar me urgjencë për në spitalin e Korçës, ku nga të dhënat e para mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në kërkim të autorit të plagosjes.