Policia ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndeve narkotike në doza të vogla në Elbasan. Në pranga ka rënë shtetasi Rudin Haseqiu, 26 vjeç, banues në  lagjen "Aqif Pasha".

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në lagjen "5 Maji" ky shtetas  po transportonte një sasi lëndë narkotike për ta shitur në doza.

Gjatë kontrollit të ushtruar  në mjetin e tij me targa AA 139 NE, shërbimet e policisë gjetën dhe bllokuan në cilësinë provës materiale 289 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".