Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane për posedim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë 35-vjeçari Roland Barkaj, i cili punonte si murator. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u sekuestruan rreth gjysmë kg kokainë

Hetuesit zbuluan se ai nuk u shiste lëndë narkotike të varurve nga droga, përkundrazi furnizonte tregtarët e vegjël, duke sjellë sasi të konsiderueshme kokaine, më shumë se një kilogram.

Seksioni antidrogë i policisë e ndaloi atë kur po linte bodrumin, duke gjetur brenda ndërtesës 7 kuti të vogla që përmbanin kokainë si dhe 460 euro.

Po ashtu, në bodrum u gjetën edhe tre qese të tjera me kokainë, një peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.