Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Itali teksa një shqiptar me nënshtetësi italiane ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Mediat italiane shkruajnë se viktimë e përplasjes ka mbetur Sokol Keci, i cili sot do festonte ditën e lindjes, 46-vjetorin.

Keci, i cili ishte banor në Rosalina u përplas me një mjet tjetërnë një autostradë teksa po drejtonte një furgon.

Makina e 46-vjeçarit ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë Keci nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tjetër është dërguar në spital dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën.