EMRI/ Shqiptari përplaset për vdekje nga një automjet, në Itali

17/10/2019 - 20:04

Një shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në një autostradë në Itali. Viktima është Asqeri Bani, i cili u përplas nga makina në zonën e Santa Fara disa ditë më parë, më 11 tetor, teksa ishte duke kapërcyer rrugën.

Ngjarja e shënuar ishte e rëndë, pasi shqiptari u tërhoq zvarrë për disa metra. Edhe pse mjekët u përpoqën që ta mbajnë në jetë, Bani nuk mundi të jetojë, shkruajnë mediat italiane.

Asqeri Bani ishte parë duke ecur rrugëve pa ushqim dhe ujë, në gjendje të turbullt, ndërsa bëhet me dije se kishte vetëm pak ditë që kishte shkuar në shtetin fqinj. Nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo shqiptari i ka dalë makinës përpara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një punonjës bashkie ka humbur jetën pasditen e sotme në rrethana të paqarta. Sopot Kamberi, me detyrë përgjegjës i gjendjes civile në De

Një 47-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vjet e katër muaj burg nga gjykata e Swindonit, pasi u kap me drogë. Sipas mediave britanike, 4

Një 20-vjeçare është kapur nga policia në Rinas me 12.450 euro të padeklaruara në doganë.

Një sherr mes vëllezërve ka çuar njërin prej tyre në pranga. Ngjarja në fjalë ndodhi në Kombinat.

Një 60-vjeçar është plagosur si pasojë e përplasjes së një "triçikli" me një makinë tip "Volkswagen".

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit.

Është ndalur ish-punonjësja e postës në Levan të Fierit, e cila ka qenë në kërkim për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën".

Pas arrestimit të Astrit Thaçit, 27-vjeçarit nga Durrësi, i cili kreu grabitje me armë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, dy persona të tjerë

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm, dhe për pasojë një polic ka mbetur i lënduar.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë si pasojë e goditjeve me thikë.