Policia italiane në Vicenza ka arrestuar një shqiptar dhe 2 tunizianë, në kuadër të një operacioni antidrogë.

Policia kreu kontroll në një banesë të marrë me qira në katin e dytë të një pallati, ku gjeti duke përgatitur hashashin shqiptarin bashkë me 2 tunizianë, raportojnë mediet italiane.

Sapo ka parë policinë, shqiptari Gjergji Kokoshari 38 vjeç është hedhur nga dritarja ne tentativë për t’u larguar, por ka thyer këmbën.

Policia ka arritur t’i vendosë prangat atij dhe dy bashkëpunëtorëve. Policia sekuestroi 3.3 kilogram marijuanë, e cila kap një vlerë prej 20 mijë eurosh në treg si dhe 17 gram hashash.