EMRI/ Siguronte bomba e lëndë plasëse për ngjarje kriminale, kapet i shumëkërkuari nga Durrësi

15/01/2020 - 10:09

Një person nga Durrësi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Zvicër dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin.

43-vjeçari i dënuar me 6 vite burg është ekstraduar në Shqipëri.

“Nga specialistët e ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Glerian Hyseni, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

PËRSHKRIM I PËRMBLEDHUR I NGJARJES:

Shtetasi Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjashtë persona janë arrestuar nga një aksioni antikanabis i Policisë së Gjirokastrës, ku u sekuestruan 150 kg kanabis.

"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare.

Personi që shikoni në foto, i rrethuar me të kuqe është Vilson Tafçiu (Noka), 28-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri, mbrëmjen e sotme

Vilson Tafçiu, 28-vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit, në Tiranë.

Një aksion i gjerë policor anti-drogë po zhvillohet në Bashkinë Memaliaj.

Mësohet emri i viktimës së atentatit të ndodhur para pak minutash në zonën e Astirit në Tiranë.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë në zonën e Astirit, ku mësohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 35-vjeçar.

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e njohur si Astiri.

16 kg heroinë është kapur në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza.

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit. Në vendin e quajtur Tuneli, dy makina janë përplasur me njëra-tje