Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më herët në Bulqizë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Mirdash Osmani, mbi të cilin ka qëlluar Blerim Skara.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobta, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.