EMRI/ Transportonte kokainë me makinë, arrestohet shqiptari

13/02/2020 - 22:20

Karabinierët italianë kanë arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 2 kilogramë kokainë në makinë. Shqiptari i prangosur është Taulant Mani, 32 vjeç, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur në Chietti. Operacioni u zhvillua pasditen e djeshme, kurse policia italiane kishte si synim që të godiste krimin, e sidomos trafikun e lëndëve narkotike, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Mani, me banim në Rimini, është zyrtarisht nën akuzë për trafik të drogave të forta. Automjeti i Taulant Manit u ndalua, për shkak se ai po ecte me një shpejtësi tepër të madhe, aq sa kishte ngritur dyshime të forta.

Droga u sekuestrua gjatë një kontrolli normal rutinë. Kokaina e sekuestruar tanimë rezulton se ishte e llojit të shkëlqyeshëm, ndërsa automjeti i Manit u vu nën sekuestro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 20-vjeçare nga fshati Orman i Maliqit u gjet e vetëvarur në banesë nga familjarët, ndërsa dyshohet se vuante nga probleme të shëndeti

Vijon kontrolli masiv në terren për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 58-vjeçari në Shijak dhe shpallet në k

Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Tepelenës, pasi akuzohen për vjedhjen e një punishteje mermeri.

Një grua shqiptare 40 vjeçe është plagosur nga bashkëshorti i saj në Itali.

Prej 17 majit, një familje në Durrës nuk di asgjë për vajzën 12-vjeçare, e cila u largua pas mesnatës nga banesa në lagjen 4.

Policia ka zbardhur plagosjen e 29-vjeçarit Mario Xhafa mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e Fierit, ku një 51-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me çarçaf.

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se qëlloi me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e një 29-vjeçari gjatë natës në Kavajë.