Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar të Durrësit, ku një shtetas është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Policia raportoi se si viktima, ashtu edhe i plagosuri janë gjetur brenda një makine tip Audi me targa AA 857 në zonën e plazhit.

Në vendngjarje janë gjetur një numër i madh gëzhojash, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në zonën e Shën Vlashit është raportuar për një makinë të djegur, që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Burime nga policia thonë se viktima është identifikuar me emrin Edison Harizaj, nga qyteti i Vlorës, ndërsa i plagosuri mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë,   i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.