Një gjykatë në Angli ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg në total një shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij britanik pasi janë shpallur fajtorë për trafik kokaine.

Gjykata në Londër dënoi me 7 vite e 6 muaj burg 24-vjeçarin shqiptar Ervis Zylfi pasi pranoi akuzat si dhe me 10 vite burg anglezin Andrew Knox, 46 vjeç.

Dy të dënuarit u arrestuan në flagrancë në zonën Enfield në veri të Londrës me 3 Korrik 2018 teksa po ndodhte shkëmbimi i kokainës.

Gjatë kontrollit të makinës, policia britanike gjeti 38 kile kokaine dhe disa telefona celularë. Sipas policisë britanike, sasia e kokainës së sekuestruar nëse shitej në rrugë kapte vlerën prej 3 milion stërlina.

Policia i sekuestroi shqiptarit Ervis Zylfi edhe 35.000 stërlina cash.