Ka ndërruar jetë studentja 21-vjecarja Ariela Murati e cila u qëllua për vdekje para pak minutash në hyrje të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Mesohet se autori Aldosen Belulaj, i cili qëlloi dhe veten pasi ekzekutoi vajzën, e përndiqte atë prej kohësh. Ky i fundit është në spital në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tirane. Dyshohet se dy të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin.