Ai u hodh në pishinën e hotelit dhe vdiq menjëherë më pas, pasi goditi kokën në dysheme. Tragjedia për 39-vjeçarin shqiptar ndodhi natën midis të shtunës dhe të dielës në Lido Savio, në Ravenna.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari që ndërroi jetë është Edmond Vistaraj, i martuar, baba i dy fëmijëve, banues në Carugate. Hipoteza kryesore për shkakun e vdekjes është një dëmtim i kokës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje në pishinën e një hoteli rezidencial. Sipas informacioneve fillestare, i ndjeri ishte me miqtë e tij dhe po festonin pranë pishinës, kur u hodh në ujë. Pak momente më vonë, doli pa vetëdije mbi ujë, duke u shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes nga emergjenca.