Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Fierit ku një 55-vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu, të cilën e kishte me leje, sipas policisë.

Mësohet se viktima është Alush Kumanaku, baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, i cili u gjet i vetëvrarë nga familjarët në banesën e tij në fshatin Kallm i Vogël, rreth orës 10:30.

Në momentin e ngjarjes në shtëpi kanë qenë familjarët e Alushit, bashkëshortja dhe djali. Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.