Mësohet emri i viktimës së atentatit të ndodhur para pak minutash në zonën e Astirit në Tiranë.

Viktima është 28-vjeçari Vilson Tafçiu.

Viktima ka qenë i ulur në një bar, së bashku me një dy vajza, dhe më pas është thirrur jashtë ku është qëlluar me tre plumba.

Policia ka shoqëruar në komisariat vajzat që shoqëronin në lokal 28-vjeçarin.