Mediat italiane kanë publikuar foton e një të moshuari shqiptar që rezulton i zhdukur. Policia e shtetit fqinj, në prefekturën e Monta d’Alba ka nevojë për ndihmën e të gjithë njerëzve që janë ndeshur me 74-vjeçarin shqiptar të identifikuar si Bajram Balla.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari vuan nga Alzhaimer dhe është zhdukur para një jave, ndërkohë që familjarët po e kërkojnë gjithandej.

Balla nuk flet italisht. Në momentin që është larguar për herë të fundit nga shtëpia, i moshuari mbante të veshur pantallona blu, një këmishë të bardhë vija të kaltra, xhaketë dhe kapele.