10-vjeçarja Noemi Preka është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e fundit. Vogëlushja humbi jetën dje, pasi qëndroi në koma prej të dielës kur makina me të cilën udhëtonte familja e saj u përfshi në një aksident tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, ku për pasojë humbën jetën edhe i ati i saj, motra dhe vëllai 9-muajsh.

Në kishën e Velipojës, vajzës i është dhënë lamtumira e fundit mes dhimbjes së pamasë dhe lotëve.

Sakaq, prifti Don Marjan Gega ka prekur thellë me fjalimin e tij:

"Evisa kerkon femijet e saj. Te dashtunit e saj. Evisa ne jemi duke te rrejt sepse sdim si me ta tregu. Askush nga se merr guximin si me ta than.

Jena tu te rrejt ashtu si kjo jete eshte e rrejshme, jemi duke u tregu te padrejte ashtu sic ne po tregohena te padrejte me ty.

S’kam ma fjale me te than Evisa. Di te them se femijet dhe burri jot nuk jan ma ktu. Na as ti nuk i sheh por ata jane me ne. Femijet dhe bashkeshorti nuk duan qe te mbytemi ne lot e deshperimit por ata dua qe te ne shpresojme dhe te besojme se ata jan ne jeten e vertete e ndersa ne ne jeten e rrejshme".

Mes të tjerash, Dom Marjan Gega dha mesazhin e qartë, ndërsa apeloi që prindërit të kenë kujdes kur udhëtojnë me makinë bashkë me fëmijët e tyre: 

"Kur udhetoni veni rripin e sigurimit. Femije thoni prinderve qe te bejne kujdes. Vdekja vjen shume shpejt. Thojini shokeve e shoqeve tuaja qe beni kujdes kur delni ne rruge. Beni kujdes nga fouristrada e medha te luksit se ata na shtypin si mizat ne.

Nuk jam mesu me hy ne punet e kujt tjeter dhe ndjej qe policia arriti suksese. Po te ishte keshtu pse nuk hoqet nje patente pa rryp sigurimi. Si nuk hiqet nje patente per alkool. Tan Shqiperia asht ba vec Tirana. Ne jena njerez te kategorise se dyte. Mjafton te na bejne nje rruge dhe e kan kry".