Një familje me 5 anëtarë në Librazhd kërcënojnë se do të hidhen nga pallati, nga kati i tetë. Shkak dyshohet të jetë konflikti që familja prej 5 anëtarësh ka me fqinjët.

Këta të fundit po bëjnë punime në taracën mbi banesën e tyre.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe drejtues të bashkisë për të shtensionuar situatën.