Një 75-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Anëvjosë të Memaliajt gjatë ditës së sotme. Sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet K.Sh, i cili është gjetur nga të afërmit i vetëvarur pranë banesës.

Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nuk dihen arsyet që e kanë çuar të moshuarin të ndërmarrë këtë akt.

Njoftimi i policisë:

Njoftohemi se në fshatin Anëvjosë, Bashkia Memaliaj, është gjetur nga familjarët i vetvarur në afërsi të banesës shtetasi K.Sh., rreth 75 vjec. Nga kqyrja fillestare e trupit nuk ka shenja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.