Një automjet i Nënstacionit të Fushë Arrëzit është përfshirë në një aksident të rëndë, pasi ka rrezikuar të përfundojë në një greminë.

Ngjarja ka ndodhur në Arst Miliska të njësisë administrative Fierzë.

Mjeti fuoristrada me të cilin lëviznin drejt Fushe Arrëzit specialistët e hidrocentralit ka rrëshqitur në trasenë e rrugës si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm, ndërsa vetëm fati ka shpëtuar dy personat që udhëtonin në mjet, pasi rrezikonin të binin nga një lartësi prej 400 metrash.

‘BalkanWeb’ raporton se specialistët kishin qenë në Nënstacionin e Gropave dhe po ktheheshin drejt nënstacionit të Fushë Arrëzit, ku po inspektohej për defekte linja 35 kilovolt, Fierz- Fushe Arrëz.