Njësia Task Forcë e OSHEE-së Shkodër, pas verifikimeve në terren, ka denoncuar në prokurori dy elektricistët Gjelosh D. dhe Ndoc SH., që të dy nga Lezha, për shkelje të ligjit duke abuzuar me detyrën.

Ata akuzohen se kanë toleruar subjektet që kishin cenuar matësin e energjisë elektrike.

Të dy këta elektricistë janë shoqëruar në Polici, ku po kryhen tashmë hetimet paraprake, nga ku mësohet se kanë plotësuar procesverbale të rreme në favor të bizneseve private.

Sakaq, aksioni ndaj debitorëve vijon, tashmë duke u përqendruar gjatë orëve të natës, bën me dije OSHEE.